Sulmuesi Victor Boniface ka ndezur Bundesligën me dhjetë gola dhe shtatë asistime në 16 ndeshje. Por bashkëlojtari i Granit Xhakës te Bayer Leverkuseni ka thënë se është tifoz i Arsenalit. Arsenali ishte skuadra e fundit e Xhakës para se t’i bashkohej Leverkusenit.
“Që në moshë të re, unë e kam mbështetur Arsenalin. Unë kam qenë tifoz i Arsenalit gjatë gjithë jetës sime, kështu që i kuptoj gjërat që thoni për Granitin”, ka thënë sulmuesi i Leverkusenit.
Boniface ka shënuar dy gola edhe në Kupë dhe katër të tjerë në Ligën e Evropës. Ai me Leverksenin ka kontratë deri në qershor të vitit 2028.
Artikuj të ngjashëm