Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bolt del pozitiv për koronavirus, pak ditë pasi festoi ditëlindjen e 34-t në një festë

Ylli i atletikës, Usain Bolt është testuar pozitiv për koronavirus vetëm pak ditë pasi ka festuar me mysafirë të shumtë ditëlindjen e tij të 34-t në Xhamajka. Kjo është bërë e ditur të hënën nga mediat e këtij vendi.

Sprinteri më i madh i të gjitha kohërave ka pranuar rezultat pozitiv dhe do të qëndrojë në izolim për një kohë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në festën për nder të ditëlindjes së Boltit ishin të pranishëm edhe yje të futbollit si Raheem Sterling e Leon Bailey. Pamjet kanë treguar se Bolt ka vallëzuar me mysafirët e tij, pa respektuar ndonjë masë në luftë ndaj COVID-19.

Bolt, fitues i tetë medaljeve të arta olimpike, ka thënë se ishte ditëlindja e tij më e mirë ndonjëherë.