Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bologna mposht Lazion

Skuadra e Bolognas ka vazhduar me formën e mirë edhe në xhiron e 11-të të kampionatit italian. Bologna ka regjistruar fitoren e katërt këtë edicion, pasi e mposhti në shtëpi skuadrën e Lazios. Të premten mbrëma, Bologna fitoi në shtëpi me rezultatin 1:0.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi mesfushori Lewis Ferguson në minutën e 46-të.

Me këtë fitore, Bologna ka tubuar 18 pikë, dy më shumë se Lazio që pas 11-të ndeshjeve në Serie A, regjistroi humbjen e pestë.

Te Lazio në stol ishte reprezentuesi i Shqipërisë, Elseid Hysaj.