Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bologna i shkakton tjetër humbje Romës

Bologna i ka shkaktuar një tjetër humbje Romës së drejtuar nga trajneri i suksesshëm portugez, Jose Mourinho.

Bologna të mërkurën në mbrëmje fitoi përballë romanëve me rezultatin minimal, 1:0.

Golin e vetëm në këtë ballafaqim e shënoi Mattias Svanberg në minutën e 35-të. Për Bolognan ishte fitorja e katërt në pesë ndeshjet e fundit dhe tani hyn në garë për një vend që dërgon në garat evropiane. Bologna ka 24 pikë pas 15 ndeshjeve, kurse Roma e pozitës së pesë ka 25 pikë.