Bologna e ka fituar ndeshjen e mbetur të xhiros së 21-të të Serie A të Italisë ndaj Fiorentinas.
Bologna të mërkurën në mbrëmje fitoi me rezultatin 2:0 dhe tani është forcuar në pozitën e pestë me 42 pikë pas 24 ndeshjeve të zhvilluara.
Fiorentina mbetet me 37 pikë në vendin e tetë.
Riccardo Orsolini shënoi për 1:0 në minutën e 12-të.
Sulmuesit italian iu anulua një gol në minutën e 36-të për pozitë jashtë loje.
Golin e dytë dhe të fundit në këtë ballafaqim e realizoi sulmuesi danez, Jens Odgaard.
Artikuj të ngjashëm