Një boksiere iraniane, që është bërë e para nga vendi i saj që ka marrë pjesë në një meç zyrtar, ka thënë se ka anuluar kthimin në vendlindje nga Franca, pasi është lëshuar një urdhërarrest për të, raportoi BBC-ja.
Sadaf Khadem mposhti francezen Anne Chauvin në një meç amator të shtunën, transmeton Koha Ditore.
Ajo kishte planfikuar të kthehej në Teheran me trajnerin e saj francezo-iranian këtë javë.
Khadem kishte deklaruar se beson se po akuzohet për shkelje të kodit të veshjes nga Irani, pasi kishte boksuar me brekë të shkurtëra dhe me jelek.
Zyrtarët iranianë nuk kanë konfirmuar ekzistimin e një urdhërarresti.
Artikuj të ngjashëm
-
Khadem thyen barrierat për femrat iraniane me grusht
-
Imane Khelif i drejtohet CAS-it lidhur me testin për gjininë
-
Tjetër zhvillim në boksin amator, World Boxing kërkon falje për Imane Khelif
-
Testi i gjinisë bëhet i obligueshëm në boksin amator, Imane Khelif momentalisht jashtë garave
-
Imane Khelif bëri bujë në Paris, tani synon tjetër medalje të artë olimpike