Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Boksieri legjendar Foreman paditet nga dy gra për abuzim seksual

Dy gra kanë ngre padi në SHBA duke e akuzuar ish-kampionin e botës në peshën e rëndë në boks, George Foremanin, për abuzim seksual gjatë viteve 1970-ta, raporton BBC.

Ato thonë se e kishin takuar Foremanin kur ishin ende fëmijë, pasi baballarët e tyre ishin zyrtarë në boks.

Njëra e akuzon Foremanin se e ka ngacmuar seksualisht kur ishte tetëvjeçare dhe se ka pasur marrëdhënie me boksierin e famshëm kur ajo ishte 15-vjeçare.

Ndërsa në padi, gruaja tjetër e akuzon Foremanin se e ka buzuar seksualisht dhe përdhunuar kur ajo ishte 15-vjeçare.

Foreman 73-vjeçar ka mohuar akuzat.

Në një deklaratë në korrik, kur dolën publikisht akuzat, ai tha: “Gjatë gjashtë muajve të fundit, dy gra po mundohen të zhvasin miliona dollarë nga unë dhe familja ime. Po gënjejnë duke pretenduar se unë i kam abuzuar seksualisht 45 vjet më parë, në vitet 1970-ta. Unë kategorikisht i mohoj këto akuza”.

Edhe Vdiq legjenda e boksit, George Foreman Luftarake Vdiq legjenda e boksit, George Foreman

Dy gratë, tash në të 60-tat, kanë bërë padi ndaras në gjykatë në Los Angeles të mërkurën, duke kërkuar dëmshpërblim.

Njëra ka thënë se Foremani e ka kërcënuar se babai i saj do të humbë punën si këshilltar boksi nëse nuk vepron siç i thotë.

Foreman e kishte fituar medaljen e artë olimpike në vitin 1968 dhe fitoi për herë të parë titullin e botës në peshën e rëndë në vitin 1973, duke e mposhtur Joe Frazierin. Ai e mbrojti dy herë, para se të mposhtej nga Muhammed Ali në Afrikë në vitin 1974 në meçin e njohur si “Rumble in dhe Jungle”. Foreman fitoi për herë të dytë titullin e botës në peshën e rëndë dy dekada më vonë, në moshën 45-vjeçare.