Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Boksieri kuban Sanchez vazhdon me fitore

Boksieri kuban i peshës së rëndë Frank Sanchez ka vazhduar me fitore. Sanchez 28-vjeçar ka shënuar të shtunën mbrëma në Arlington të Teksasit edhe fitoren e 18-të në boksin profesionist nga po aq meçe.

Ai e mposhti me pikë pas gjashtë raundeve Nagy Aguileran. Meçi ishte paraparë të zhvillohej në dhjetë raunde, por përfundoi para kohës pasi Nagy Aguilera mori një goditje prapa kokës dhe ndonëse iu dha mjaftueshëm kohë për të marrë veten, ai vendosi të mos vazhdonte.

Kjo irritoi publikun në arenë. Në fund Sanchezi fitoi me vendim unanim.