Kubani Frank Sanchez me dy goditje shumë të fuqishme ka nokautuar Julian Fernandezi duke e hedhur jashtë ringut në një meç të zhvilluar të shtunën në San Antonio të Teksasit.
28-vjeçari i kategorisë së rëndë e rrëzoi kundërshtarin në rundin e shtatë, duke vazhduar drejt top-dhjetë boksierëve në kategorinë e rëndë.
Me këtë fitore, Sanchezi arrin në kuotën e 17 fitoreve, 12 prej të cilave i ka arritur me nokaute. S’ka asnjë humbje.