Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Garcia mposht bitanikun Campbell në luftë për titull bote në boks

Boksieri meksikano-amerikan Ryan Garcia mori një goditje të fuqishme në raundin e dytë në përballje me britanikun Luke Campbell, duke përfunduar në dysheme. Por, ai arriti të ngrihej dhe të ngadhënjente me ndërprerje në raundin e shtatë, në meçin për titull bote që u zhvillua mbrëmë në Dallas.

Garcia në raundin e shtatë i dha Campbellit një goditje të fuqishme në trup, nga e cila britaniku nuk arriti të ngrihej brenda dhjetë sekondave, dhe fitoi me nokaut titullin e përkohshëm të botës në versionin WBC në peshën e lehtë.

“Më ke mësuar shumë”, i tha Garcia 22-vjeçar, Campbellit 33-vjeçar pas përfundimit të meçit.

Për Garcian ishte përballja më e vështirë në karrierë.

“Mendoj se u kam treguar njerëzve se kush jam. Kam dëshmuar se jam i veçantë. Ai më zuri me të majtën. Kurrë në jetën time nuk isha rrëzuar. U desh të merrja veten. E dija se mund ta mposhtja, thjeshtë duhej të ngrihesha”, ka thënë Garcia për “DAZN”.

Edhe Garcia shokon Haneyn Luftarake Garcia shokon Haneyn

Për Garcian është fitorja e 21-të në karrierë, e 18 me nokaut. Campbell ka pësuar humbjen e katërt, karshi 20 fitoreve sa i ka.