Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Boksieri kosovar anulon meçin pas aksidentit me veturë

Ka plot raste kur boksierët i anulojnë meçet pak ditë para se ato të mbahen. Arsyet për këtë janë nga më të ndryshmet, shkruan sot Koha Ditore.

Boksierë shqiptarë nuk bëjnë përjashtim në këtë praktikë, ndërsa i fundit që ka anuluar meçin në prag të tij është Gëzim Tahiri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tahiri jeton në Austri, ndërsa të shtunën është dashur të boksojë në Arendal të Norvegjisë ndaj norvegjezit Kai Robin Havnaa. Por Tahiri nuk ka marrë fare rrugën për në Norvegji.

Ai ka pësuar një aksident trafiku dhe për këtë i është dashur të anulonte meçin e së shtunës. Është sajti i njohur gjerman "sport1.de" që ka shkruar për këtë rast. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).