Boksieri, Erdonis Maliqi, ka mësuar shortin në Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018.
17-vjeçari do të përballet në meçin e parë me marokenin, Mohammed Boulaouja, në kategorinë deri 64 kilogramë. Boulaouja është kampion i Afrikës për junior, pas medaljes së artë të fituar më 11 maj të këtij viti, bën të ditur KOK-u përmes një komunikate për media, transmeton Koha.net.
“Maliqi është përgatitur mjaft mirë për disa javë në Durrës të Shqipërisë dhe në Buenos Aires të Argjentinës, bashkë me trajnerin, Shefki Bogujevci. Ai është i gatshëm të kryqëzojë dorëzat me secilin kundërshtarë. Në kategorinë e tij janë gjashtë garues dhe në rast të fitores së Maliqit, ai do të kualifikohet në gjysmëfinale, ku do të ishte një fitore larg medaljes”, thuhet në komunikatë.
Meçi mes Maliqit dhe Boulaoujas, zhvillohet nesër (e diel), prej orës 23:30 me kohën tonë lokale, ndërsa në 18:30 me kohën lokale të Argjentinës.
