Kosova dikur është mburrur me boksierët që ka pasur. Ka nxjerrë boksierë kampionë. Shkëlqimin që kishte dikur, boksi nuk e ka sot. Madje është shumë, shumë larg prej tij.
Për disa gjenerata është premtuar se do të arrijnë sukseset që boksierët kosovarë i kanë pasur në vitet e shtatëdhjeta dhe tetëdhjeta të shekullit të kaluar. Por gjeneratat janë ndërruar e po ndërrohen dhe arritja e atyre sukseseve ka mbetur vetëm një ëndërr.
Tani në skenë po del një gjeneratë e re boksierësh prej së cilës po ashtu pritjet janë të mëdha. Prej më të mirëve të gjeneratës më të re është Erdonis Maliqi.
Boksieri 17-vjeçar nga Gjilani vlerësohet të paktën më i miri në kategorinë e tij, atë deri në 64 kilogramë. Maliqi, që është pjesë e klubit të boksit Drita, do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike për të rinj që do të mbahen në Buenos Aires të Argjentinës nga 6 deri më 18 tetor... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
YOG, ngjarje ku të rinjtë shijojnë herët skenën e madhe
-
Boksieri Maliqi përgatitet në Durrës për Lojërat Olimpike për të Rinj “Buenos Aires 2018”
-
Kosova paraqitet me 3 boksierë në kampionatin evropian
-
Kosova me tre boksierë në Evropianin e të rinjve në Budvë
-
Boksieri Rrasi, pjesë e gjeneratës që premton shumë