Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Boksi po rrezikon “të nokautohet”

Çdo njeri që është ngjitur në ring të boksit e di se nuk është një ide e mirë të ulësh duart dhe t'ia drejtosh nofullën një kundërshtari shumë më të madh e ta sfidosh që të nokautojë me goditjen më të fortë të mundshme.

Por kjo është saktësisht ajo që ka bërë Federata Botërore e Boksit Amator (AIBA), në zgjedhjet e jashtëzakonshme presidenciale të mbajtura në Moskë.

AIBA ishte në dijeni se Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) kishte shqetësime të mëdha për qeverisjen dhe drejtimin që po merrte sporti i boksit. Dhe vërtet nuk e donte Gafur Rakhimovin, një njeri i akuzuar nga thesari amerikan si një prej kriminelëve më të mëdhenj të Uzbekistanit, të bëhet president i AIBA-s.

Por çfarë ndodhi? Rakhimov u zgjodh president të shtunën, ndërsa mposhti rivalin e vetëm Serik Konakbayevin, 86:48 me vota. Por kjo vetëm pasi që sistemi elektronik dështoi të punonte dhe AIBA bëri një votim të improvizuar. Për të bërë më të rëndë, letrat e votimit duhej të futeshin në një kuti me logon e kompanisë franceze të kopshtarisë Leroy Merlin... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)