Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Boks, Smakiqi humb me ndërprerje luftën për titull të Evropës

Boksieri shqiptar i kategorisë së rëndë Agron Smakiqi ka pësuar humbje me nokaut teknik në rundin e tretë nga boksieri turk me shtetësi gjermane Agit Kabayel.

Smakiqi 32-vjeçar nisi mirë luftën e të shtunës mbrëma që u zhvillua në Bochum. Madje në rundin e dytë Smakiqi e rrëzoi një herë Kabayelin, mirëpo ai nuk arriti ta mbyllte duelin dhe mbeti pa energji. Kështu që në rundin e tretë, fillimisht Kabayel e rrëzoi një herë Smakiqin e pas një ofensive tjetër arbitri e ndërpreu meçin.

“Ishte një ndjesi si në filmat e Rockyt. Kam treguar se çfarë zemre kam. Ishte edhe një paralajmërim për gjithë kundërshtarët e mi”, ka thënë Kabayel, që është bërë kampion i Evropës (EBU) në kategorinë e rëndë, raporton “Bild”.

Për Smakiqin është humbja e dytë në karrierë, karshi 19 fitoreve (17 KO).

Kabayel ka fituar meçin e 23-të në karrierë nga po aq të zhvilluar.