Nipi i legjendës së boksit, Muhammad Ali, Nico, ka shënuar fitoren e tretë në boksin profesionist.
Nico Ali Walsh ka fituar me pikë të shtunën mbrëma në “Madison Square Garden” në New York, në arenën ku gjyshi i tij kishte zhvilluar disa prej meçeve më të mëdha në karrierë.
Ali Walsh 21-vjeçar fitoi me pikë pas 4 raundeve ndaj Reyes Sanchezit, duke arritur fitoren e tretë në po aq meçe.
Dy anëtarë të jurisë ia dhanë fitoren Nico Ali Walshit (40:36 dhe 39:37) e njëri e vlerësoi barazim 38:38.
Për Reyes Sanchezin ishte humbja e parë në karrierë pas gjashtë fitoreve.
Edhe
Nipi i Muhammad Alisë triumfon me një nokaut të frikshëm
“Ishte nder të luftoja këtu. Po shikoj të përmirësohem me çdo luftë. Është kulmi për mua të luftojë në arena si këto”, ka thënë Ali Walsh.
Lufta ishte parameç e duelit të kategorisë së lehtë mes Vasyl Lomachenkos e Richard Commeyt, në mbrëmjen e organizuar nga Top Rank. Lomachenko mposhti me vendim unanim pas 12 raundeve Commeyn.