Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Boks, Mariela Cani ndalet në çerekfinale të Botërorit

Mariela Cani

Të hënën pasdite në Botërorin e boksit në Stamboll ka garuar edhe Mariela Cani, boksierja shqiptare që përfaqëson Greqinë. Ajo është mposhtur në çerekfinale të kategorisë deri 60 kilogramë nga italianja, Alessia Mesiano. Italianja ishte bindëse duke fituar 5:0. Cani kishte dy fitore, por mbeti pa medalje.

Ajo ka marrë licencë të Shqipërisë për të garuar në nivelin profesional. Në kategorinë deri 60 kg në gjysmëfinale ka arritur Donjeta Sadiku, boksierja e Kosovës. Sadiku kështu e ka të sigurt të paktën medaljen e bronztë.

Në gjysmëfinale, Sadiku takohet me amerikanen Rashida Ellis. Në gjysmëfinalen tjetër takohen Mesiano dhe Beatriz Ferreira e Brazilit.