Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Boks, Kryeziu kundër ish-kampionit të botës Vazquez

Timo Schwarzkopf kunder Miguel Vazquez

Boksieri kosovar Festim Kryeziu, i njohur me nofkën Timo Schwarzkopf, më 17 dhjetor në Gjermani do të përballet me ish-kampionin e botës, meksikanin Miguel Vazquez, raporton “Swissproboxing.ch”.

Meçi do të jetë 10 runde në kategorinë super të lehtë, ndërsa do të jetë kryesori i mbrëmjes së 17 dhjetorit.

“Synimi im është, që vitin e ardhshëm të boksojë për titull bote në versionin IBO. Para kam një kundërshtar të nivelit botëror dhe do të jetë luftë e madhe. Do të përballem kundër Miguel Vazquezit”, ka thënë Kryeziu.

Kryeziu ka bilanc prej 21 fitore e pesë humbje, ndërsa Vazquez i ka 44 fitore e 11 humbje. Në parameç do të boksojë edhe Altin Zogaj në një meç në dhjetë runde kategorinë gjysmë të rëndë.

Artikuj të ngjashëm