Sport

Bojkotuesit e Kuvendit të FFK-së paralajmërojnë edhe bojkotin e garave

Nëse s’do të ketë masa nga shteti për Kuvendin zgjedhor të Federatës së Futbollit të Kosovës, një grup i klubeve të futbollit në Kosovë ka paralajmëruar edhe mundësinë e bojkotit të garave.

Kështu ka deklaruar i deleguari i Dritës për Kuvendin zgjedhor të FFK-së, Valon Zymberi. Zymberi është plotë shpresë që shteti do të reagojë ndaj Kuvendit, që ai dhe delegatët bojkotues, e konsiderojnë të paligjshëm.

“Jemi një grup që i qëndrojmë fjalës dhe nëse shteti nuk ndërmerr masa, atëherë bojkotimi është si mundësi. Nuk kemi kërkuar që Agim Ademi të mos jetë kryetar, por kemi kërkuar të drejtën që kandidati ynë t’i futet garës. Agim Ademi ka mendësi totalitare dhe ka dashur të jetë vetë”, ka deklaruar Zymberi.