Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Boehly konfirmohet si kryetar i ri i Chelseat

Todd Boehly është konfirmuar si kryetar i ri i Chelseat, mes emërimeve të reja në bordin e klubit.

Konsorciumi i udhëhequr nga investitori amerikan Boehly e kompletoi marrjen e klubit londinez në muajin e fundit.

Ai vjen në rolin e kryetarit, pasi u njoftuar për largimin e Bruce Buck pas 19 vjetësh.

Chelsea po ashtu konfirmoi edhe largimin e drejtoreshës Marina Granovskaia.

Boehly do të jetë edhe në këtë rol përkohësisht, derisa të bëhet zëvendësimi i saj.

Por, Granovskaia do të “mbetet në dispozicion” për klubin përgjatë kohës së afatit kalimtar të verës, për ta ndihmuar ekipin që është në kohë tranzicioni.