Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Boca fiton titullin në Argjentinë, Tevez puth në buzë Maradonan për të marrë fat

Foto: Shutterstock

Një gol i vonshëm i Carlos Tevezit i ka dhënë Boca Juniorsit titullin e kampionit në Argjentinë të shtunën, teksa klubi mposhti Gimnasian 1 me 0, me rivalin e përbetuar River Plate që barazoi në ditën e fundit të sezonit.

Riveri po udhëhiqte në Superligë me një pikë para Bocas në ndeshjen e fundit të sezonit dhe nëse fitonte do të kishte fituar titullin e kampionit. Gjithsesi, kjo dështoi pas barazimit 1 me 1 me Atletico Tucuman.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Image

Në të njëjtën kohë, Boca arriti fitoren me një gol të Tevezit nga 20 metra distancë, 18 minuta para fundit të ndeshjes.

Ishte ky titulli i tretë i ligës për Bocan në katër vjetët e fundit.

Sulmuesi argjentinas, Tevez, para ndeshjes kishte puthur në buzë legjendën Diego Maradona. Këtë ka thënë se e ka bërë për të marrë fat.

“E dija e më duhej ta puthja Diegon. Isha me fat... nganjëherë të duhet të shikosh për të gjetur fat”, ka thënë Tevez pas takimit.

Në 17 paraqitje këtë sezon, Tevez realizoi nëntë gola. Boca përfundoi sezonin me 14 fitore në 23 ndeshje.