Legjenda kroate e futbollit Zvonimir Boban ka nisur të mërkurën vizitën e tij në Kosovë.
Siç ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës, Bobani ka ardhur në Kosovë me ftesë të kryetarit Agim Ademi.
53-vjeçari është pritur edhe nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
Bobani gëzon një karrierë të pasur futbollistike. Ai luajti për dhjetë vjet te Milani. U formua si futbollist te Dinamo Zagrebi.
Aktualisht, ai ushtron detyrën e shefit të futbollit në UEFA.