Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Boateng refuzon Unitedin

Mbrojtësi i Bayern Munihut, Jerome Boateng, raportohet se ka refuzuar mundësinë e transferimit te Manchester Unitedi.

Sipas “Bild”, reprezentuesi gjerman ka telefonuar trajnerin e “Djajve të Kuq”, Jose Mourinhon, për t’i bërë të ditur se nuk e do kalimin në këtë klub.

Unitedi mbetet i interesuar në Harry Maguiren, Yerry Minan dhe Toby Alderweireldin.