Kevin-Prince Boateng ka konfirmuar transferimin befasues te Barcelona.
Sulmuesi do të kalojë në formë huazimi nga Sassuolo me mundësi blerjeje në fund.
Në një deklaratë për “SkySports”, ai ka konfirmuar transferimin teksa ka folur edhe për rivalin e përbetuar të Barçës, Real Madridin.
“Barça, po vij. Jam i mërzitur që po largohem nga Sassuolo, por ky është shans i mrekullueshëm”, ka thënë ai. “Dua të jem i fokusuar vetëm te Barça dhe shpresoj të shënoi në Bernabeu në Klasiken e ardhshme”.
Barça do të jetë ekipi i katërt i ganezit në tri sezonet e fundit. Ai luajti më 2016-17 te Las Palmas, më pas te Eintracht Frankfurti para kalimit te Sassuolo.