Mbrojtësi i Bayern Munichut, Jerome Boateng, ka lavdëruar trajnerin e ri Jupp Heynckes para ndeshjes me Celticun në Ligën e Kampionëve.
Heynckes është trajner i Bayernit për herë të katërt në karrierë. Ai zëvendësoi së fundmi Carlo Ancelottin, që u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta.
“Mund të shihni se si po stërvitemi tani dhe se si ekipi po argëtohet sërish”, ka thënë 29-vjeçari.
Heynckes nisi periudhën e re te Bayerni me fitore bindëse 5 me 0 ndaj Freiburgut në fundjavë në Bundesligë.
Artikuj të ngjashëm