Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni gjen trajnerin e ardhshëm

Bayern Munichu pritet që nga sezoni i ardhshëm të jetë nën menaxhimin e kroatit, Niko Kovaq, i cili pritet ta zëvendësojë Jupp Heynckes, raportojnë mediat gjermane.

72 vjeçari Heynckes u rikthye te Bayerni në tetor për ta zëvendësuar Carlo Ancelottin e shkarkuar, por ai ka vendosur që të jetë me Bayernin vetëm deri në fund të sezonit, transmeton Koha.net.

Thoms Tuchell ishte një nga favoritët për ta marrë drejtimin e Bayernit, megjithatë raportohet se ai ka vendosur të marrë drejtimin e PSG-së.