Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Heynckes ka kthyer shkëlqimin e harmoninë në Bayern

Yjve të Bayern Muenchenit u është kujtuar "tripleta" e vitit 2012 nën urdhrat e Jupp Heynckesit, pasi shënuan tetë gola dhe nuk pranuan asnjë në dy ndeshje prej se është rikthyer ai në postin e trajnerit.

"Ai e ka sjellë me vete energjinë dhe pasionin që e kishte në vitin 2013", ka insistuar kapiteni i Bayernit, sulmuesi Thomas Mueller.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pa pikë dyshimi, Heynckes mbetet dhe është legjendë e ekipit bavarez. Në vitin 2013, ai udhëhoqi Bayernin drejt trofeut të Ligës së Kampionëve, Kupës së Gjermanisë dhe titullit të Bundesligës. Asnjë trajner tjetër gjerman nuk e ka arritur një sukses të tillë sikurse Heynckes. 72-vjeçari, i cili u pensionua pas kësaj arritjeje, javë më parë u detyrua të kthehet në krye të Bayernit për të zëvendësuar Carlo Ancelottin, i cili u shkarkua pas humbjes 3:0 nga PSG-ja në kuadër të Ligës së Kampionëve, shkruan sot Koha Ditore.

Heynckes për momentin është trajneri më i vjetër që ka udhëhequr një ekip në Ligën e Kampionëve. Bayerni, ditë më parë triumfoi në këtë garë 3:0 ndaj Celticut. Ndërsa, në Bundesligë, fundjavën e shkuar, shkatërroi 5:0 Freiburgun. Të dyja këto fitore e kanë kthyer Bayernin në garë si për titull në Bundesligë ashtu edhe Ligën e Kampionëve...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.