Gazeta e madhe zvicerane “Blick” ka shkruar për shtatë lojtarët e Përfaqësueses së Kosovës, që hapat e parë në futboll i kanë marrë në Zvicër.
Sipas “Blickut”, shtatë “zvicerano-kosovarët” duan ta ndalin Përfaqësuesen e Zvicrës në ndeshjen që do të luhet në Prishtinë në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.
Përballjen mes Kosovës dhe Zvicrës, gazeta e ka përshkruar si “vëllazërore” duke pasur parasysh lidhjet e futbollistëve që i kanë me të dyja vendet.
Te Zvicra, janë Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Uran Bislimi e Ardon Jashari.
Ndërsa, te Kosova janë Arijanet Muriq, Florent Hadërgjonaj, Fidan Aliti, Kreshnik Hajrizi, Ismajl Beka, Andi Hoti, Betim Fazliji. Të gjithë këta, si lojtar janë zhvilluar në Zvicër.