Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Blick: Ndeshja me Serbinë do të jetë sfidë brenda dhe jashtë fushës

Gazetari zviceran që uronte që Zvicra mos të binte në grup me Serbinë, ka shkruar pasi ndodhi pikërisht kjo.

Andreas Boeni, zëvendës-redaktor i sportit në Blick ka shkruar se ndeshja me Serbinë do të jetë sfidë si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Me shumë gjasë, sipas Boenit, ndeshja do të jetë vendimtare.

“Ajo që ndodhi ishte ajo që askush nuk ka shpresuar: Zvicra takohet me Serbinë sërish. Dhe takohet në ndeshjen e tretë në grup që pritet të jetë vendimtare. Pas përvojës në Botërorin 2018, me provokimet e lojtarëve tanë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri dhe festën me shqiponjën dykrenare, do të jetë sfidë. Jo vetëm në fushë por edhe jashtë saj. Lojtarët duhet të jenë mentalisht të përgatitur mirë për këtë ndeshje dhe të mos lejojnë të provokohen. Është mirë që me Murat Yakinin kemi trajnerin që do të ndërgjegjësojë dhe do t’i adresojë gjërat”, ka shkruar Andreas Boeni.