Zv.kryeredaktori i gazetës së madhe zvicerane “Blick”, Andreas Boni, lutet që të mos ketë edhe një përballje tjetër ndërmjet Zvicrës dhe Serbisë.
“Sigurisht që nuk e duam Serbinë si kundërshtare”, ka thënë Boni gjatë raportimit për shortin që do të tërhiqet të premten për Botërorin “Katari 2022”.
Ai ka thënë se është mirë të mos ketë një përballje tjetër Zvicër – Serbi për shkak të dy futbollistëve me rrënjë nga Kosova, Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës.
Ai ka kujtuar provokimet që ua kishin bërë serbet dy lojtarëve nga Kosova.
Shaqiri e Xhaka patën shënuar dy golat e fitores së Zvicrës në Botërorin “Rusia 2018”.
Të dy lojtarët festuan duke formuar shqiponjën me duar pas golave të shënuar.
Edhe
Shaqiri flet për provokimet e serbëve dhe festën me shqiponjë
Zvicra pati fituar 2:1. Kupa e Botës do të nisë më 21 nëntor dhe finalja e madhe do të luhet më 18 dhjetor.
Zvicra është në vazon 2 bashkë me SHBA-në, Kroacinë, Danimarkën, Gjermaninë, Holandën, Uruguain dhe Meksikën, ndërsa në vazon e tretë, Serbia është bashkë me Senegalin, Japoninë, Iranin, Marokun, Korenë e Jugut, Poloninë dhe Tunizinë.