Ndikimi i futbollistëve me rrënjë nga Kosova dhe i futbollistëve shqiptarë në përgjithësi në futbollin zviceran është i madh.
Në javët e fundit mediat në Zvicër thuajse çdo ditë kanë shkruar për futbollistët shqiptarë të kësaj përfaqësueseje, por edhe për shqiptarët që janë pjesë e klubeve helvetike. Gazeta më e madhe zvicerane “Blick” të dielën ka shkruar për lojtarët nga Kosova që janë pjesë e Zuerichut, njërit prej klubeve kryesore të Zvicrës, shkruan Koha Ditore.
“Kosova e bën të fortë Zuerichun”, është titulli i gazetës “Blick” në shkrimin për gjashtë futbollistët e Zuerichut, që janë me rrënjë nga Kosova.
Zuerichu aktualisht ka numrin më të madh të kosovarëve në mesin e skuadrave të Superligës së Zvicrës... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)