Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bleonis Tanushi hyn në histori të basketbollit në Kosovë

Vëllaznimi që edhe këtë edicion ka mbështetur të gjitha forcat tek lojtarët e rinj dhe vendorë, dy xhiro pa përfunduar kampionati, është pranë largimit nga Superliga e Kosovës në basketboll.

Aktivizimi i lojtarëve të rinj në ndeshje të Superligës, këtë edicion ka bërë që Vëllaznimi, të hyjë në histori të basketbollit.

Basketbollisti i talentuar i gjakovarëve Bleonis Tanushi, ka shkruar emrin në basketbollin e Kosovës.

Në ndeshjen ndaj Bashkimit, Tanushi, debutoi me 14-vjet në Superligën e Kosovës në basketboll, duke u bërë lojtari më i ri në elitën e basketbollit kosovar, që luan me këtë moshë.

Basketbollisti gjakovar thotë se përkundër konkurrencës së madhe, ai synon të bindë trajnerin me paraqitjet e tij.

Edhe 14-vjeçari thyen rekord në basketbollin e Kosovës Sport 14-vjeçari thyen rekord në basketbollin e Kosovës

Përkundër moshës së re që e ka, kjo nuk e frikëson aspak Tanushin, të përballet me lojtarë të huaj në Superligën e Kosovës.

Tanushi arriti që të bëhet lojtari më i ri që debuton në Superligë, në duelin ndaj Bashkimit, duke shënuar edhe dy pikë përkundër se luajti shumë pak në këtë duel.