Sport

14-vjeçari thyen rekord në basketbollin e Kosovës

Basketbollisti i Vllaznimit, Bleonis Tanushi ka thyer rekord në basketbollin e Kosovës si lojtari më i ri që ka shënuar pikë në Superligë.

14-vjeçari që po luan në ekipin senior të gjakovarëve ka arritur të shënojë dy pikë në humbjen e Vllaznimit nga Bashkimi me rezultat 66 me 121.

“Mbrëmë për herë të parë u arrit që një basketbollist 14-vjeçar të shënojë në një ndeshje të Superligës. Ky është Bleonis Tanushi, talent që premton për të ardhmen. Ai shënoi dy pikë në ndeshjen ndaj Bashkimit për t’u bërë basketbollisti i parë në Kosovë që shënon në këtë moshë”, thuhet në një njoftim të Vllaznimit në Facebook.