Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bislimi asiston, por pëson disfatë

Uran Bislimi ka asistuar në golin e vetëm që Lugano e shënoi ndaj Servettes të dielën. Por ai me Luganon pësuan disfatë 2:1, në ndeshjen që i takoi javës së 24-t të Superligës zvicerane.

Bislimi asistoi në golin e epërsisë 2:1 të realizuar në minutën e 12-të nga Mahmoud Hadj.

Por Servette në minutën e 83-të dhe 89-të shënoi dy golat e fitores. Bislimi u paraqit deri në minutën e 79-të, ndërsa Albian Hajdari në minutën e 90-të ia liroi vendin Shkëlqim Vladit. Ndeshjen te Lugano e kompletoi Kreshnik Hajrizi. Amir Shaipi ishte në portë. Lugano zë vendi ne pestë me 34 pikë, ndërsa Servette në pozitën e dytë me 44 pikë.

 

Artikuj të ngjashëm