Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Binjakeve Lamoureux, triumfi olimpik u dha përgjegjësi të mëdha

Dy fitoret më të mëdha erdhën shpejt dhe njëpasnjëshëm. Në mars të vitit 2017, binjaket Jocelyne Lamoureux-Davidson dhe Monique Lamoureux-Morando siguruan pagesë më të mirë dhe benefite për veten dhe bashkëlojtaret në përfaqësuesen e SHBA-së në hokej në akull.

Më pak se një vit më vonë, në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2018, motrat Lamoureux shënuan dy golat e fundit në triumfin impresiv me rikthim ndaj Kanadasë në finale. Goli i Jocelynes ishte një nga më të rëndësishmit në histori të hokejit të femrave në SHBA.

Motrat Lamoureux kanë bërë bujë në hokej dhe jashtë tij, por po i afrohen tash fundit të karrierave të tyre, transmeton Koha Ditore shkrimin e NYT.

Në muajt në vijim, Jocelyne dhe Monique, nëna të reja që kanë mbushur 30 vjet në korrik, do të shtyjnë për më tepër fitime për përfaqësuesen e femrave në hokej në akull kur të nisin bisedimet për kontratë të re me Federatën e Hokejit të SHBA-së.

Ato do të vazhdojnë atë shtyrje që liga profesioniste e femrave të ofrojë pagesa të mjaftueshme për jetesë për femrat dhe të mos duhet të mbajnë punë të dytë. Dhe ato do të vazhdojnë të luajnë.

Tash për tash, ende nuk është ligë profesioniste në Amerikë të Veriut....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)