Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Biliq paralajmëron Chelsean: Ende s’e ke fituar titullin

Trajneri i West Hamit, Slaven Biliq ka paralajmëruar Chelsean se lufta për titull të Premier Ligës ende nuk ka përfunduar.

Skuadra e Antonio Contes udhëheq me 10-të pikë më tepër se ndjekësi i parë, derisa kanë mbetur edhe 12 ndeshje për t’u zhvilluar, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një fitore e mundshme ndaj rivalit lokal West Hamit të hënën do ta çonte edhe më afër titullit.

“Jam i befasuar se sa të mirë kanë qenë. Prisja që ai te ketë ndikim të madh, siç e kishte të Juventusi. E kam shikuar Juventusin mjaft shumë, dhe po studioja lojën e tij. Pres që të bëjë punë të madhe në aspekt afatgjatë dhe jam i befasuar se është në krye me dhjetë pikë diferencë. Por, lufta për titull është ende e hapur. Janë edhe shumë pikë. Nëse rrëshqasin, gjë që mund të ndodhë në secilën ndeshje, ekipet e tjera duhet të jenë gati”, është shprehur Biliq, raporton Goal.