Stërvitja e fundit e Athletic Bilbaos të shtunën, një ditë para ndeshjes finale të Superkupës së Spanjës, është ndërprerë për shkak të një stuhie rëre në Riyadh.
Skuadra e drejtuar nga Marcelino do të luajë kundër Realit të dielën në mbrëmje, pasi në gjysmëfinale e eliminoi Atletico Madridin, 2:1.
Sipas raportimeve të gazetës spanjolle “Marca”, skuadra është dashur ta ndërpres stërvitjen e të qëndrojë në hotel për shkak se mund të ketë probleme me udhëtim drejt qendrës stërvitore.
Marcelino nuk pritet të konfirmojë ndonjë lëndim, por mund të bëj rotacion në formacionin titullar. Veterani i mesfushës, Raul Garcia, pritet të nis nga fillimi.
Athletic Bilbao vitin e kaluar e fitoi trofeun e Superkupës së Spanjës. Por, dy herë rresht nuk e ka fituar asnjëherë.