Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bilbao shënon fitoren e tretë rresht në La Liga

Athletic Bilbao ka vazhduar formën e mirë në elitën e futbollit spanjoll dhe e ka realizuar fitoren e tretë rresht.

Bilbao të enjten në mbrëmje fitoi në udhëtim te Sevilla me rezultatin 2:0, ndërsa disfatën e fundit e ka pësuar nga Barcelona më 22 tetor në udhëtim.

Ndeshja e së enjtes i ka takuar xhiros së 19-të.

Mikel Vesga në minutën e 30-të dhe Aitor Paredes në minutën e 76-të, i shënuan golat e fitores për mysafirët.

Adnan Januzaj luajti te Sevilla nga minuta e 65-të.

Bilbao me këtë fitore tani ka 38 pikë, kurse Sevilla mbetet me 16 pikë dhe vazhdon luftën për mbijetesë.

Edhe Sevilla e Januzajt largohet nga zona e rënies nga La Liga Futboll Sevilla e Januzajt largohet nga zona e rënies nga La Liga

Më herët gjatë ditës, Osasuna fitoi ndaj Almerias 1:0.

Kroati Ante Budimir e realizoi golin e vetëm në ndeshje, në minutën e 27-të.