Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bilbao nuk do ta transferojë Higuainin

Foto: Reuters

Sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain nuk do të transferohet te Athletic Bilbao, pasi Higuain nuk llogaritet bask, edhe pse  gjyshin e kishte me prejardhje baske.

Në mediumet spanjolle është raportuar se sulmuesi i Juventusit mund të transferohet te Bilbao në verë të këtij viti.

Ndonëse i lindur në Francë dhe i rritur në Argjentinë, është raportuar se ai mund të jetë i kualifikuar për t’iu bashkuar Bilbaos, pasi që gjyshi i tij kishte emigruar për në Argjentinë nga regjioni i Baskisë.

Bilbao transferon vetëm lojtarë baskë.

“Në mënyrë që të firmos për Bilbaon, një lojtar duhet të jetë lindur në këtë vend apo të jetë formuar si lojtar. Nëse nuk i përmbush këto kritere, atëherë nuk llogaritet. Nuk e di nëse një ditë rregullat do të modifikohen”, ka thënë drejtori sportiv i Bilbaos, Rafa Alkorta për “Onda Cero”, transmeton Koha.net.

Artikuj të ngjashëm