Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma pas Higuainit

Gonzalo Higuain do të largohet nga Chelsea gjatë kësaj vere për t’u rikthyer në kampionatin italian.

Sulmuesi argjentinas do të rikthehet në Serie A, por jo te skuadra e Juventusit, transmeton KTV.

31 vjeçari mund t’i bashkohet Romës, që është në kërkim të një sulmuesi për të zëvendësuar Edin Xhekon, që pritet të largohet.

Problemi i vetëm për drejtuesit e klubit romak është paga e lartë që ka lojtari.