Gonzalo Higuain mund të përfundojë te skuadra e Romës.
Sipas medieve në Itali, agjenti, njëherësh edhe vëllai i sulmuesit argjentinas, do të takohet me drejtuesit e Romës, për të biseduar rreth mundësisë që Higuain ta vazhdojë karrierën në kryeqytetin e Italisë, transmeton “Sporti në KTV”.
31-vjeçari nuk është në planet e Juventusit dhe me gjasë do të largohet në këtë afat kalimtar me Romën që tani është në “pole-position” për ta transferuar lojtarin.
Higuaini shihet si zëvendësues i sulmuesit Edin Xheko, në rast se boshnjaku largohet në drejtim të Interit.