Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bilbao mposht me rezultat të thellë Real Sociedadin

Athletic Bilbao është kthyer te fitorja në La Liga. Të dielën mbrëma Bilbao ka shënuar fitore bindëse ndaj Real Sociedadit me rezultatin 4:0.

Në pjesën e parë nikoqirët nuk arritën të shënonin penalltinë me Iker Muniain në minutën e 32-të.

Por në pjesën e dytë Bilbao shënoi plot katër gola.

Dani Vivian në minutën e 68-të dhe Oihan Sancet në të 72-tën realizuan fillimisht.

Inaki Williams shtoi epërsinë në 3:0 në minutën e 80-të.

Golin e katërt e shënoi Muniain në minutën e 89-të.

Edhe Fitore e rëndësishme e Athletic Bilbaos në garën për Champions Futboll Fitore e rëndësishme e Athletic Bilbaos në garën për Champions

Te Sociedadi mungoi Adnan Januzaj shkaku i lëndimit.

Sociedadi është në pozitën e shtatë me 38 pikë, derisa në pozitën e tetë renditet Bilbao me 37 sosh.