Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bilbao mposht Granadan në gjysmëfinalen e parë në Kupë

Foto: FC Bilbao

Bilbao ka arritur të fitojë në shtëpi ndaj Granadas në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Vendasit shënuan fitore prej 1 me 0, transmeton Koha.net.

Ishte Iker Muniain ai që shënoi golin e vetëm në këtë takim kur po luhej minuta e 42.

Për të asistoi Inaki Williams.

Vendasit arritën të krijojnë edhe disa raste shënimi, pasi e dominuan këtë takim, por nuk treguan efikasitet të lartë pa portës së kundërshtarit.

Ndeshja e kthimit zhvillohet më 5 mars.

Artikuj të ngjashëm