Athletic Bilbao ka shënuar fitore në kuadër të La Ligas spanjolle. Të premten, në ndeshjen që ka hapur xhiron e gjashtë, Bilbao ka marrë pikët e plota në udhëtim. Ka mposhtur skuadrën e Alavesit me rezultatin 2:0 për t’u ngritur në kuotën e 13 pikëve.
Për Bilbaon, kjo është fitorja e katërt këtë edicion, ku ka regjistruar edhe një barazim e një humbje. Ndërkohë, Alavesi ka mbetur në 6 pikë të mbledhura dhe dy fitoreve deri më tani, pasi regjistroi humbjen e katërt deri më tani.
Sulmuesi i krahut, Inaki Williams kaloi Bilbaon në epërsi në minutën e 18-të, ndërsa rezultatin përfundimtar të ndeshjes, e vulosi mesfushori Oihan Sancet. Ai realizoi në minutën e 76-të.