Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Betisi kërkon huazimin e Alenas

Real Betisi po kërkon huazimin e Carles Alenas të Barcelonas gjatë afatit kalimtar të janarit, ka raportuar të martën “Diario AS”.

Bëhet e ditur se Betisi tashmë ka nisur kontaktet me Barcelonan dhe po shpreson që për gjashtë muajt e ardhshëm të sigurojë shërbimet e Alenas. Mesfusori 22-vjeçar, në fillim të këtij edicioni u kthye te Barcelona pas huazimit te Betisi por në “Camp Nou” nuk ka gjetur hapësirë të madhe këtë edicion nën trajnerin e ri, Ronald Koeman. Ai ka vetëm pesë paraqitje në të gjitha garat për Barcelonën dhe ka kërkuar largimin në janar. Alena është produkt i akademisë së Barcelonës dhe në ekipin e parë është promovuar në fund të vitit 2018 kurse ka kontratë deri në vitin 2022.

Artikuj të ngjashëm