Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Betisi fiton Kupën e Spanjës

Real Betisi fiton Kupën e Spanjës

Real Betisi ka fituar Kupën e Spanjës, duke mposhtur të shtunën mbrëma në finale pas penalltive Valencian me rezultatin 5:4.

Koha e rregullt përfundoi 1:1, ndërsa me të njëjtin rezultat përfundoi edhe shtesa prej 30 minutave.

Borja Iglesias (11’) shënoi golin e epëersisë për Betisin, ndërsa barazoi Hugo Duro për Valencian në minutën e 30-të.

Për Betisin është hera e tretë që e fiton Kupën e Spanjës dhe e para pas 17 vjetëve.