Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Betim Fazliji ndëshkohet me karton të kuq

Qendërmbrojtësi i Kosovës, Betim Fazliji, është ndëshkuar me karton të kuq.

Të dielën, St. Galleni u mposht thellë në shtëpi nga Sioni mysafir me rezultatin 3:0, në kuadër të xhiros së 33-të në elitën e futbollit të Zvicrës.

Fazliji u ndëshkua direkt me të kuq në minutën e 55-të.

Të tria golat për vizitorët i realizoi Guillaume Hoarau në minutat 51’, 62’ dhe 89’.

Nënkampioni i vitit të kaluar në Superligën e Zvicrës, St. Galleni, sivjet është në pozitë të vështirë.

Pozicionohet në ve ndin e tetë me 37 pikë, vetëm tri më shumë se vendi i fundit që mbahet nga Sioni.