Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Besnik Hasi merr drejtimin e skuadrës Al Ahli

Besnik Hasi karrierën si trajner do ta vazhdojë në Arabinë Saudite.

Trajneri shqiptar ka marrë drejtimin e skuadrës Al Ahli. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit në rrjetet sociale. Hasi ka nënshkruar kontratë trevjeçare.

Al Ahil është katër herë kampion i Arabisë Saudite.

49-vjeçari së fundmi ishte trajner i skuadrës tjetër arabe, Al Raed.

Hasi gjatë karrierës së tij ka drejtuar skuadra si Anderlecht, Legia Warszawa dhe Olympiacos.