Skuadra turke Beshiktash është përforcuar me sulmuesin, Nathan Redmond.
“Besojmë se do t’i ofrojë shërbime të rëndësishme klubit tonë, familjes Beshiktash dhe i urojmë suksese”, shkruan në njoftimin e klubit turk.
28-vjeçari ka luajtur vetëm një minutë këtë edicion në Premier League me fanellën e Southamptonit.
Ai më herët ka luajtur edhe për Norwich Cityn dhe Birmingham Cityn. Një paraqitje e ka edhe me përfaqësuesen e Anglisë.
Artikuj të ngjashëm