Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Besart Pireva ndalet në meçin e parë

Të shtunën në Londër ka boksuar edhe Besart Pireva. Ndonëse Pireva fitoj dy raundet e para, në bazë të vlerësimit të gjyqtarëve, në fund nuk u shpall fitues.

Prej pesë gjyqtarëve, tre vlerësuan Pirevën fitues (10:9) në dy raundet e para. Në bazë të kësaj, dallimi u bë në raundin e tretë.

Pireva përballë e kishte moldavian Andrei Vreme, që avancoj tutje. Meçi i takoj kategorisë së mesme, deri në 75 kilogramë. Rezultati në fund ishte 3:2 për Vremen.

Më herët të shtunën fitore shënoi Donjeta Sadiku, që i është afruar normës olimpike. Të dielën boksojnë edhe dy garues tjerë të Kosovës.

 

Artikuj të ngjashëm